May 19, 2024
Dossier

Braktisja e studimeve në Prishtinë dhe rrugtimi për në frontin e Drenicës

Agim Qela
Këtë shkrim ju dedikoj të gjithë ish studentëve qe ju bashkëngjiten radhëve të UÇK-së, në veçanti atyre studentëve qe ranë dëshmore ne vijat e frontit.

Ishte mesi i muajit Qershor 1998 kur: Hidaim Rama , Petrit Hajrizi dhe unë vendosim t’i braktisim studimet dhe te nisemi drejt vijave të frontit të luftës ne Drenicë. Gjendja ne Drenicë sa vinte dhe keqësohej më ngjarjet në Qirez e Likoshan, ne fund të muajit Shkurt 1998 për të arritur kulmin me ngjarjet ne Prekaz ne fillim të muajt Mars ku edhe ra heroikisht Komandantit Adem Jashari.

Jeta studentore ishte bërë e padurueshme duke parë ngjarjet se si Kosova po rrëshqiste drejt një lufte totale te pashmangshme.
U nisem nga lagjja Tasligje ku banonim dhe ishte pasdite rreth orës 14 ose 15. Kishte kohë qe kishim planifikuar dhe diskutuar qe të shkonim në luftë sepse më as nuk mund të lexonim dhe as nuk po shkonim ne provime. Ne te zdritur dhe ne të errur te ditës bisedat ishin vetëm për luftën.
Kishte kohë qe studentet e Drenicës nuk mund te shkonim ne shtëpi dhe Unioni i Pavarur i Studentëve asaj kohe kishte grumbulluar fonde dhe me sa me kujtohet ndante nga 100 markë për shpenzimet mujore te studentëve nga Drenica dhe kjo ishte një ndihmë e madhe për ne, në atë kohë, qe kishim humbur te gjitha kontaktet me familjet.

Kur u nisem nga lagjja Tasligje, dolen të na përcjellin koleget dhe shokët qe banonim me ta, ne dy shtëpi, ne shtëpinë e Sejdi Durakut dhe në shtëpinë e Nezir Sefaj. Për tu përshëndetur me ne, dolën dhe dy pronaret e shtëpive ku banonim së bashku me anëtarë të familjes. Në mesin e shokëve qe po përshëndeteshim ishin : Flamuri, Hetemi, Shabani, nipi Aziz Bajra, dy cimera nga Gjilani, shoqja e Petritit Ganimete Koca me të cilën Petriti do martohej pas lufte dhe shoqja e Hidaim Ramës, Vlora Hyseni me të cilën do martohej pas luftës Hidaimi . Po ashtu për tu përshëndetur me ne do të dalin edhe motra ime Sanija dhe vajza e vëllaut Arbëria qe ishin studente .

Përveç shokëve qe banonim me ta, për tu përshëndetur erdhën edhe shok të tjerë qe banonin ne lagje ne mesin e të cilëve ishte edhe ministri i tanishëm i MPB z. Xhelal Sfeqla i cili në atë kohë na vizitonte shumë shpesh dhe interesohej nëse po kemi mjete financiare te qëndrojmë ne Prishtinë dhe nëse kishim mundur te kontaktonim me familjet. Bisedat politike me Xhelali gjithmonë ishin te gjata dhe atraktive dhe diskutonim gjatë se si të organizoheshim për luftë, pas nesh me aq sa kam dëgjuar edhe z. Sfeqla i ishte bashkangjitur luftës së UÇK-së.

Një ndarje dhe përshëndetje e veçante, të cilën me duhet ta veçoj ishte edhe ndarja më shokët patriot tash dëshmorë Hida e Ismet Hoti nga Krusha, të cilët na than se edhe ne shumë shpejt do të nisën për luftë dhe sipas informatave të mëvonshme, Ismeti dhe Hidaja kishin shkuar për luftë dy javë pas kishim shkuar ne. Pasi ishin armatosur ne Shqipëri duke u kthyer rrugës kishin ra dëshmorë heroikisht ne Rugovë te Hasit. Rrënjën e tyre e pata përjetuar keq pasi qe e pata dëgjuar ne lajme ne një mini radio qe mbaja me vete.
Ndarja nga shokët dhe kolegët student ishte mjaftë emocionuese. U nisem nga Tasligje dhe sapo u nisem qe të tre i nxorëm letërnjoftimet dhe i shqyem ne prezencë të shokëve e shoqeve qe ishin dalë të përshëndeteshin me ne, u betuam se nëse do ngelemi gjallë dhe ndonjëherë do të nxirrnim letërnjoftime , në ata letërnjoftime do të shkruaj Republika e Kosovës, nuk e di nëse kjo ishte parandjenjë apo e iluzion i bukur e dëshirë e flakët apo gërshetim i të gjitha këtyre bashkë për Republikën e Kosovës qe do na shkruante ne letërnjoftim. Arritën ne lagjen Qafa dhe po kërkonim një taksi i cili minimalisht do na dërgonte deri te guri i plakës ne Obiliq apo mundësisht deri ne Polac, përmes rrugëve dytësore. Si duket taksistet nuhaten qëllimin e shkuarjes sonë për Drenicë andaj edhe përkundër kostos se lart qe kërkonin prej 200 marka kur ju ofronim atë shumë taksisten tërhiqeshin dhe nuk pranonin te na transportonin. Pas përpjekjeve te dështuara u nisem qe te ecim këmbë dhe ta përshkojmë gjithë rrugën këmbë, kur prapa nesh erdhi një person i cili tha se do ju dërgoj unë për 100 marka deri të guri i plakës. Pranuam me kënaqësi ofertën sepse tanimë kisha rreth 7000 DM me vete qe kishin dërguar vëllezërit e mij dhe kushërinjtë e tjerë gyrbetçar për te ju dërguar familjeve të tyre kur murrën vesh që un do shkoja për Drenicë. Sapo hymë ne taksi, taksisti na pyeti troç: A jeni pjesëtar të UÇK-së ?! Si te habitur i thamë jo, por po nisemi për atë qellim ! Taksisti tha : pikërisht për ata vendosa te ju dërgoj. Kam edhe një pyetje të fundit na tha : Nëse policia serbe provon gjatë rruge me na ndaluar, a me e ndal makinën apo me provuar me ik me makinë ?! Përgjigjejet na vinin të treve si të natyrshme dhe përnjëhershme: Ne asnjë variant mundësisht mos me e ndal makinën ! Taksisti për kundër vështirësive na dërgoj tek Guri i Pakës dhe na tha se i vije keq qe nuk po mund te ju dërgoi deri ne vend ne Drenicë sepse nuk guxoj te kthehem natën dhe nuk pranoj te merrte të hollat qe ishim dekoduar. Taksisti doli të ishte patriot i vërtetë ja lash 20 DM ne karrigen e pasme të veturës pasi nuk pranonte ti merrte ne asnjë formë parat. Nuk e pyetem as për emrin ! Për kureshtjen e atyre qe do lexojnë shkrimin taksistin e kam takuar para dy vitesh krejt rastësisht dhe po vazhdonte të punonte si taksist ende tek Qafa, sapo i përmenda rastin ju kujtua 100 % ngjarja, ishim ne komunikacion dhe kishte pasagjer të tjerë dhe nuk mundem te pinim të paktën një kafe ja lash 10 euro prapë pa dëshirën e tij,
ika nga taksia sepse arrita ne destinacion por prapë harrova ta pyes për emër. Me gjasë ky taksisti duhet të jetë ai heroi pa emër .

Sapo zbritem te guri i plakës u takuam me ushtarin e parë i cili doli të jetë Gani Koca, me sa me kujtohet kishte një veturë Lada por ishin 4 persona në të, na luti te hynim por ishte e pa mundur nuk na zinte dot vetura andaj vazhduam këmb rrugëve të malëve ne këmbë dhe natën arritëm ne fshatin Polac. Atë natë ne Polac, kërkuam konak ne shtëpinë e Hazir Kerollit. Ai na pranoj ne konak dhe na dha darkë edhe pse ishte i vetëm ne shtëpi pasi qe familja ishte larguar sepse ishte zonë lufte. Te nesërmen ne ora 5 të mëngjesit filluan krismat, e luftimet ne Polac. I zoti i shtëpisë- Hazir Kerolli na thirri qe të zgjohemi, përmes plumbave filluam te ecnim këmbë dhe arritëm ta kalojmë rrugën Skenderaj – Drenas dhe te nisemi për Likoc ku ishte shtabi i përgjithshëm i UÇK-së edhe ku ishim nis për tu lajmëruar vullnetar . Rrugës për Likoc takuam Sahit Jasharin i cili patrullonte dhe vinte duke vozitur me shpejtësi te madhe, u ndal me vrull dhe pasi na legjitimoj na mur me xhipin e tij Toyota i cili kishte një mini rimorkio të integruar. Vozitje ishte tepër e shpejt dhe Hidaim Rama i cili edhe ashtu njihej për humorin e tij me shije, po thotë : Petrit e Agim kjo duhet të jetë prova e parë për anëtarësim ne UÇK ,nëse i shpëtojmë vozitjes së Sahitit garant do na pranojnë ne UÇK. Te tre shpërthyem në gaz dhe nuk po mund të ndaleshim së qeshuri .

Kur shkuam në Likoc kërkuam Misin Ademin qe ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së dhe e kishim shok të studimeve dhe ishim ne dijeni te veprimtarisë së tij ushtarake qe nga viti 1997, por atë dit nuk gjendej ne Likoc.
Pasi na i murr shënimet Sahit Jashari, na sugjeroj qe të shkojmë dhe të paraqitemi ne fshatin tim Leçinë, pasi qe aty vetëm ishin themeluar celulat e UÇKS-së. Atë natë nga fshati Likoc deri ne Leçinë na transportoj Rexhep Sejdiu nga Runiku, i cili ishte kyçur ne UÇK dhe njiheshim prej kohesh me të. Ne Leçinë atë natë takuam edhe koleget dhe shokët e studimeve Emrush Haxhiu e Enver Haxhiu nga komuna e Istogut të cilët ishin ardhur nga studimet dhe ishin paraqit vullnetar poashtu, ndërsa Nazmi Qollaku po ashtu shok i yni dhe qe banonim bashkë, veç ishte kyçur ne UÇK shumë me herët.

Enveri, atë natë erdhi së bashku me ne dhe fjetëm ne shtëpinë time. Rruga dy ditore për te arrit ne destinacion ishte dërmuese, te nesërmen u paraqitem dhe regjistruam vullnetar tek Sadri Konjuhi si komandant dhe përgjegjës i atij rajoni. Sadri Konjuhi ishte ish profesor i imi fqinjë i imi dhe partiot i madh i cili ishte përgjigjur kushtrimit të atëdheut sa here e kishte kërkuar nevoja.
Pra se te na regjistronte ne evidenca, komandanti Sadri Konjuhi po na thotë po me dhimbseni se jeni student e keni vullnet të madh por ne nuk kemi armë me ju armatosur. Hidaim Rama po thotë: komandant ne jemi ardhur ne shërbim të ushtrisë prej me qëruar patate e tutje deri te me ja ngreh gishtin ! Atëherë profesori e Komandanti Sadri Konjuhi i buzëqeshur filloj të na i shënoj emrat duke thënë se kësi djemsh më duhen mua.

Pas disa ditësh Hidaimi dhe Petriti së bashku me vllëzrit Faikun e Azemin do të shkojnë për armatim në Shqipëri sepse kishin përparësi fshatrat qe ende nuk kishte njësi të UCK-së dhe se qëllimi ishte të përhapej sa me shumë UCK këtë ma tha komandanti Sandokani pas insistimit qe te shkoja për armatim edhe unë dhe ndjesisë së keqe qe përjetova pasi qe nuk me lejuan të shkoj për armatim.
Hidaimi e Petriti me vëllezër dhe grupin tjetër të ushtarëve pas shumë peripecive do kthehen te armatosur nga Shqipëria, ndërsa un tek me vonë do të armatosem nga shtabi i brigadës. Pas një kohe Hidaimi do të bashkëngjitet ne njësinë elitë ” Tigrat e Zinjë ” te Brigades “Adem Jashari” e themeluar ne Likocë, ndërsa un e Petriti do qëndrojmë ne brigadën 112. Deri sa Petriti ishte ne një takim me komandantin e Brigadës 112 Abedin Rexha- Sandokani, ne luftimet e filluara në Radishevë e Kotorr do bijën heroikisht duke luftuar si tre luan babi i petritit Beqiri dhe vëllezërit Azemi e Faiku me datë 25 Korrik 1998 ne fillimin e ofensivës së madhe të forcave serbe kundër UCK e cila kishte filluar pikërisht ne fshatrat Radishevë e Kotorr.

Pas përfundimit të luftës Hidaimi e Petrit vazhduan karrieren e tyre ne TMK ku dhan kontribut te madh ne zhvillimin e njesis së telekomunikimeve me qenë se edhe ishin ingjinier te elektroteknikës ndersa un vazhdova karrieren profesionale ne pozita të ndryshme ne institucione të Kosovës.