May 8, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani e mbush ministrin e jashtme me njerëz të Gruevskit e Mijallkovit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka prezantuar sot disa nga anëtarët e Këshillit strategjik për politik të jashtme, si trup këshillues i MPJ-së.

Në të do të marrin pjes ish ministri për Punë të Jashtme, Sërgjan Kerim, Valentina Bozhinovska e cila në kohën e Nikolla Gruevskit ka qenë drejtoresh e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë lokale.

Po ashtu emra tjerë në këtë organ do të jenë Dragan Tilev, Andreja Stojkovski, Marjan Gjurovski, Nano Ruzhin, Denko Maleski, Marko Troshnovski, Luan Starova, Ivana Tufegjikq, Gordan Gorgiev, Llazar Elenovski, Zhivko Mukaetov, Viktor Gaber, Ajdovan Aademovski, Rizvan Sulejmani, Abdylmenaf Bexheti…

“Gjatë përzgjedhjes kam pasur kujdes të marrim ekspertizë të zgjeruar, tgë ketë persona të liruar nga presioni i politikës ditore. Jam i gatshëm t’i kryqëzojmë mendimet që të ndërtojmë qëndrim të përbashkët”, tha Osmani pas konferencës për shtyp.