Rajon - Botë

Blinken: Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 24 orësh

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken paralajmëron se Irani mund të sulmojë Izraelin, që nga ky 24 orësh.

Rrezikun ua ka bërë të ditur homologëve të vendeve të G7-ës, gjatë një telefonate konfidenciale, detaje të së cilës janë zbuluar nga media amerikane online Axios.

Blinken tha se Teherani do ta kryejë sulmin në koordinim me militantët aleatë të Hezbollahut nga Liban.

Kryediplomati amerikan është i shqetësuar pasi në dallim nga sulmi i paralajmëruar i 13 Prillit, kur Irani sulmoi me 350 raketa dhe dronë që u kapën nga mbrojtja ajrore izraelite, këtë herë nuk ka asnjë informacion paraprak.

Frika e një sulmi të madh nga Irani ka boshatisur plazhet dhe ambientet publike në Tel Aviv në kulmin e sezonit turistik.

“Në këtë periudhë, vitin e kaluar plazhi ishte plot”.

Në një reportazh për mediat italiane, banorët shprehen jo shumë të shqetësuar megjithatë nga lufta.

“Këto tensione janë të shpeshta në Izrael. Nuk mund të rrimë gjithë kohës në shtëpi. Duhet të tregohemi të fortë dhe të ruajmë qetësinë”.

Sulmi është hakmarrje për vrasjen e liderit politik në arrati të Hamasit, Ismail Hanije në mes të Teheranit më 31 Korrik. Sipas autoriteteve iraniane, Hanije u vra nga goditja me një predhë me rreze të shkurtër veprimi nga agjentë izraelitë.