May 4, 2024
Maqedoni

Blerim Sejdiu 8 muaj nuk u ka dhënë rroga keshilltarëve të Komunës së Zhelinës

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga Besa, ka lënë pa rroga 8 muaj punonjësit dhe këshilltarët e kësaj Komune. Sipas informatave të sigurta brenda Komunës, marrim vesh se kryetari Sejdiu, tash e 8 muaj i ka lënë pa rroga këshilltarët e Komunës, ndërsa i vetmi person që ka marrë rrogë gjatë këtyre muajve dhe që vazhdon ende të marrë rrogë është vetëm kryetari i saj, pra Sejdiu.

Kjo situatë e palakmueshme dhe tepër injoruese ndaj punonjësve dhe këshilltarëve komunalë mund të shfaqë revoltë tek këshilltarët, ku sipas një burimi jozyrtar javën e ardhshme pritet të ketē zhvillime interesante në komunën e Zhelinës, shkaku i këtyre pakënaqësive.