May 21, 2024
Maqedoni

Maqedoni, 30 vite jeton në rrugë, ka lexuar 6.000 libra

Miki Trajçevski nga Shtipi, i cili pasion ka astronominë dhe aviacioni, që nga mëngjesi i hershëm endet nëpër qytet gjatë gjithë ditës, duke mbledhur ushqime, libra dhe gazeta. Pastaj i lexon i ulur në një stol në qendër të Shtipit ose në “rezidencën” e tij të hapur pranë Bregallnicës, transmeton Lideri.mk.

Vendbanimi i tij veror është nën kalanë e Hisarit, në mes Bregallnicës dhe poligonit të qitjes, dhe rezidenca e tij dimërore është nën urën e madhe të lumit, afër pishinës së qytetit, shkruan Sdk.mk.
“Shtrati i tij është kartoni dhe dyshekë të ndryshëm të vjetër që i japin. Kohët e fundit ai nuk është vetëm, shokët e tij të dhomës janë një duzinë kastorë, të cilët u shfaqën vitin e kaluar”, shkruan Sdk.mk.

Është i bindur se duke lexuar para shkollave jep shembull pozitiv për të rinjtë. Ai thotë se deri më tani ka lexuar mbi 6000 libra.

“Obsesioni im është astronomia dhe aviacioni. Natën, kur shtrihem në ajër të hapur, shikoj yjet dhe në mënyrën time kontaktoj me ta”, thotë ai.
Trajçevski njeh disa gjuhë botërore dhe para 30 viteve i është ofruar një punë e mirë në fabrikë. Punën e ka pranuar, por kur i kanë thënë se duhet ta heqë mjekrrën si kusht për tu pranuar, ka hequr dorë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë Link: https://www.facebook.com/100064538926145/posts/pfbid06Z2cx5L8Kw5JXh3GTZYuoEjCz2Bm19uTYAqKgNtpuCxaX3pWk4vMzetnDMAgKwcGl/?mibextid=cr9u03