May 16, 2024
Maqedoni

Darko Kostovski: Sot së bashku me Shaban Sejdiu dhe Abdulla Memedi isha në turnirin tradicional të pehlivanëve në Luboten

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka përcjell turnirin tradicional të pehlivanëve që u zhvillua në Luboten, transmeton Almakos.

“Sot së bashku me pjesëmarrësit olimpik nga Buteli-Shaban Sejdiu dhe Abulla Memedi isha në Luboten në turnirin tradicional të pehlivanëve, stil i luftës që me shekuj zhvillohet në Maqedoni.

Pas thuajse 30 viteve në Luboten mbahet një turnir i këtillë, dua që t`i uroj të gjithë pehlivanëve për luftën e guximshme, kishte pehlivan nga Buteli, Shtipi, Saraji dhe vendet tjera.

Komuna e Butelit si organizator kryesor ndihmoi që e gjithë kjo të organizohet në nivel cilësor, kur është në pyetje sporti, komuna jonë gjithmonë në mënyrën e vërtetë del në ndihmë, sidomos për ngjarje sportive që organizohen në territorin tonë.

Urime për pehlivanin Rexhep Ajdari që është banor i komunës Butel, urime për organizatorët teknik”, shkruan Darko Kostovski.