May 7, 2024
Rajon - Botë

BIDEN PREMTON 100 MILIONË DOLLARË FINANCIM TË SHBA-SË NË SAMITIN ASEAN

(VIDEO) Bekteshi: Për momentin nuk do të shpallet gjendje krize energjetike
(VIDEO) Arsovska: Do të mundësojmë ndërtimin e një infrastrukture moderne arsimore
(VIDEO) Bekim Sali: Visar Ganiu ka mashtruar se do të ndërtojë qendër rinore në Seravë
(VIDEO) Zaev me VMRO në pushtet do të ketë tensione, Mickoski: Zaev qëllimin e ka ta ruaj pushtetin
Zjarri ka kapluar objektin e Gjykatës për Kundërvajtje në parkun e Qytetit (FOTO+VIDEO)
(VIDEO) Shilegov: Shkupi nuk është i LSDM-së ose i VMRO-së, por është i qytetarëve
(VIDEO) VMRO: Prokuroria të hetojë grupin kriminel që rrezikon zgjedhjet
AlternAtivA: Në raundin e dytë mbetemi të përkushtuar në garën e koalicionit AAA&ASH
Gashi dhe Sela në Çarshi së bashku me Bekim Salin dhe Zudi Kokën: Çairin e presin surpriza të mira
Dje janë aplikuar 7.739 vaksina
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se SHBA do të investojë 100 milionë dollarë përmes një programi për të avancuar bashkëpunimin me vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një samit virtual SHBA-ASEAN, presidenti Biden i quajti “jetike” marrëdhëniet midis SHBA-së dhe vendeve anëtare të ASEAN-it, si dhe tha se partneriteti është thelbësor për të mbajtur rajonin Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur.

Biden tha se do të thellojë bashkëpunimin, do të ndjekë rrugë të reja të dialogut ministror, si dhe do të investojë “në vendet tona” dhe do të nxisë “prosperitet gjithëpërfshirës në këtë rajon kritik”.

“Në fakt, ne synojmë të nisim një program dhe iniciativa të reja për të përmirësuar bashkëpunimin tonë në një gamë çështjesh që arrijnë në më shumë se 100 milionë dollarë”, tha Biden.

Ai theksoi se ASEAN është një “arkitekturë qendrore rajonale e Indo-Paqësorit” dhe se SHBA është e përkushtuar ndaj ASEAN-it.

“Është një shtyllë kryesore për ruajtjen e elasticitetit, prosperitetit dhe sigurisë së rajonit tonë të përbashkët”, shtoi Biden.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të paralajmërojë mbi 102 milionë dollarë iniciativa të reja për të zgjeruar partneritetin SHBA-ASEAN. Shpenzimet ndër të tjera do të mbulojnë shëndetin, ndryshimet klimatike dhe ekonominë.