June 21, 2024
Rajon - Botë

Biden paralajmëron botën: Do të ketë krizë për bukë

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi mungesë të ushqimeve në mbarë botën për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

“Do të ketë krizë sepse Rusia dhe Ukraina janë hambari i Europës për grurë, për shembull”, tha Biden. Siguria ushqimore dhe ndihma e përgjithshme humanitare, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e jashtëzakonshëm të Biden me krerët e NATO-s një ditë më parë në Bruksel. Takimi u thirr për të diskutuar mbi pushtimin e Ukrainës.
“Ne po punojmë me miqtë tanë europianë për të zbutur sa më shumë mungesën e ushqimeve. Gjithashtu, ne folëm edhe për një investim të madh amerikan në drejtim të sigurimit të nevojës për ndihmë humanitare, duke përfshirë ushqimet”, tha Biden.