May 5, 2024
Maqedoni

A po fshehin shkollat në Tetovë se si i harxhojnë paratë? (Dokument)

Më 23 mars 2022, Lista Më mirë për Tetovën dërgoi kërkesë deri tek Komuna e Tetovës për qasje në informata me karakter publik.
Kërkesa jonë ndërlidhet me mbledhjen e Këshillit të Komunës së Tetovës ku ishin të ftuar drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë për të diskutuar në lidhje me buxhetet e institucioneve që drejtojnë.

Në këtë mbledhje ne kërkuam nga udhëheqësit e shkollave të arsyetojnë pikat në buxhetet e parapara për vitin 2022. Ndërsa, për pika të tjera diskutimi kërkuar përgjigje me shkrim.

Edhe pse nga kjo mbledhje kanë kaluar më tepër se 1 muaj, në pyetjet tona deri më tani është përgjigjur vetëm Shkolla e Mesme Ekonomike “8 shtatori” – Tetovë.

Pyetjet tona janë:
– Sa kanë pasur harxhime Shkollat fillore dhe të meseme gjatë vitit kalendarik 2020 dhe 2021 për Tel/Fax dhe rrjetin e internetit? Çka përmban kontrata me operatorin, sa kanë qenë harxhimet për numra fiks (sa numra), celularë (sa numra) dhe sa për internetin e shkollës?

– Sa derivate (kosto, sasi) kanë harxhuar për nxemje të shokllave gjatë vitit kalendarik 2020, 2021? dhe m2 është objekti i shkollës?

– Sa kanë qenë taksat për uj/kanalizim dhe për mbeturina gjatë vitit kalendarik 2020, 2021? Nëse ndonjëra prej shkollave i ka borxh NKP-së, sa është borxhi i tyre?