May 17, 2024
Maqedoni

BFI: Nga Maqedonia pati mbi 3.000 kandidatë për në Haxh, 1.000-ve nuk mund të ju plotësohet dëshira sivjet

Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut thonë për portalin Lideri.mk se fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000), rrerh një mijë prej tyre nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh sivjet. “Kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024”, thuhet në njoftimin e BFI-së lidhur me interesimin e madh të haxhilerëve, shkruan Lideri.mk

BFI thekson se në çmimin për një arazhman për Haxhin 1444/2023 prej 6.550 euro përfshihet akomodimi për 28 ditë në Mekë dhe Medinë, udhëtim vajtje-ardhje, taksa për qëndrim në Arafat dhe vende të tjera të shenjta, transporti i haxhinjve në vendet e shenjta, ushqim, pagesa e kurbanit, vaksinim, sigurimi i barnave, ekip mjekësor, marrjen e vizës dalëse dhe harxhimet administrative të BFI-së.

“Numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj”, shtohet në njoftim.

Në fund të njoftimit nga Bashkësia Fetare Islamu u urojnë Haxh të pranuar të gjithë haxhinjëve të këtij viti.

Ndryshe vitin e kaluarçmimi për haxh ishte 5.700 euro. Brenda një viti, çmimi u rrit për 850 euro. (Lideri.mk)