April 29, 2024
Sport

Besnik Murati – UD kryetar i Federatës së Karatesë së Maqedonisë

Federata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut pas dorëheqjes të parevokueshme të Petar Belistojanovski për shkaqe personale deri në Kuvendin e rregullt që do të mbahet në shkurt të vitit 2024, sipas statutit dhe rregullores së Federatës ushtrues i detyrës kryetar emërohet nënkryetarit aktual Besnik Murati.

Kështu që duke u bazuar në situatën e krijuar më 11 shtator. Këshilli Ekzekutiv i FKMS, mbajti mbledhje të cilën e drejtoi nënkryetari Besnik Murati, ku pos tjerash u diskutua dorëheqja e kryetarit ndërsa propozimi I tij që Federata deri në Kuvendin e Rregullt të përfaqësohet nga nënkryetari aktual Besnik Murati. Anëtarët e Këshillit Ekzekutiv unanimisht kanë vendosur që Besnik Murati të jetë ushtrues i detyrës Kryetar i Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut.

Besnik Murati është një emër i njohur i karatesë jo vetëm në vendin tonë por edhe në karatenë botërore.