Në zonat përreth liqenit të Ujmanit, ka nisur rrënimi i 11 shtëpive me kërkesë të ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pasi ato gjenden në pronë të kësaj ndërmarrje.
Në kohën e PDK dhe LDK aksione të tilla nuk kanë mundur të shihen as në ëndërr, vlerëson Berisha në analizën për portalin Lideri.mk, kurse sot janë bërë realitet.
“Me këtë njëkohësisht po realizohet edhe motoja ‘Era Shtet’ por edhe po shkon në vend amaneti i nënë lokes ‘Mos lësho pe'”, vlerëson Berisha në analizë.
Ndryshe ketë aksion po e zhvillon Inspektorati i Ministrisë së Ambientit.
Prej aty kanr sqaruar gjithashtu se 11 “pronarëve” u ishte kërkuar që nga 3 korriku t’i lirojnë këto objekte e të heqin gjësendet e tyre.
“Ata nuk e kanë bërë këtë gjë, kështu që ne kemi lajmëruar inspektoratin dhe ata kanë shkuar sot për të kryer punë. Njëherë pritet t’i largojnë të gjitha gjërat nga shtëpitë e mandej t’i rrënojnë ato”, ka thënë Mujka.
” ”
Ky aksion po asistohet edhe nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar për KOHËN zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

