Në prag të Festave të Nëntorit, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka vizituar shkollën fillore “Ismail Qemali” në fshatin Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami.

Gjatë vizitës, Sali takoi arsimtarët dhe stafin e shkollës, ndërsa nxënësve u ndau dhurata simbolike me rastin e festave kombëtare.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Sali theksoi rëndësinë e Nëntorit si muaj të historisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare, duke vënë në pah edhe rolin e edukimit të brezave të rinj me dashurinë për historinë dhe atdheun.

“Duke edukuar brezat e rinj me dashurinë për historinë dhe atdheun, sigurojmë që vlerat tona të jetojnë gjithmonë”, ka shkruar Sali, duke uruar festat e Nëntorit.

" "
sqShqip