Bekim Sali, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i VLEN-it, ka zhvilluar të shtunën në mbrëmje një takim me strukturat e koalicionit në Gostivar.
Sali bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për punën e deritanishme të VLEN-it, sfidat që e presin koalicionin dhe hapat që duhet të ndërmerren në periudhën në vijim.
“Vetëm duke qenë të bashkuar, të organizuar dhe duke punuar çdo ditë, mund t’u përgjigjemi pritjeve të qytetarëve. Besimi që na kanë dhënë është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar me përkushtim, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit”, ka theksuar Sali.
Ai vlerësoi se uniteti dhe angazhimi i vazhdueshëm janë çelësi për realizimin e objektivave të VLEN-it dhe përmbushjen e pritjeve të qytetarëve, duke nënvizuar se puna në terren dhe koordinimi me strukturat do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

