May 2, 2024
Maqedoni

Bekim Sali takohet me përfaqësues të OSBE/ODIHR: Zgjedhjet patjetër të jenë të lira!

Kandidati i koalicionit AAA-ASH për kryetar të Çairit, Bekim Sali, sot, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, është takuar me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. Gjatë takimit me dy vëzhguesit e OSBE-së, Gazmend Agaj dhe Ruzica Jovanovic, është biseduar mbi përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
“Në takim theksova se është e patjetërsueshme që zgjedhjet të jenë të lira, fer dhe demokratike”, deklaroi Bekim Sali pas takimit.