May 7, 2024
Maqedoni

Bekim Sali për spitalin ”Zhan Mitrev”: Kemi kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në një konferencë për shtyp para pak minutash tha se ka kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm për Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” dhe ditën e mërkurë në orën 11:00 do ta bëj të ditur për publikun.

Ai gjithashtu tha se “Përshëndes procedurën e Prokurorisë për ngritjen e procedurës dhe njoftoj se Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme për bashkëpunim”.