May 3, 2024
Maqedoni

ASH e vetmja parti që me deputetë mbështeti protestën për Kosovën

Aleanca për Shqiprarët është i vetmi subjekt politik shqiptarë që sot ka mbështetur protestën për Kosovën e organizuar nga ana e shoqatës së të burgosurve politik. Deputetët e Aleancës për Shqiptarët sot iu bashkuan grupit protestues ku deputeti i kësaj parti si protestues para të pranishmëve tha:

” Jemi këtu për të mbështetur protestën e shoqatës së të burgosurve politik nl mbështetje të Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin sidhe për ti dënuar aksionet e bandave të sponsoriauara nga qeveria e Serbisë. Tendenca e e Serbisë është tendencë destabilizuese, tendencë për ta destabilizuar Kosovën. Sovraniteti i një shteti është elementar dhe e drejta e lëvizjes së lirë të qytetarëve, me vendosjen e këtyre barikadave pamundësohet lëvizja e lirë.” tha deputeti Snopçe përcjellë Top24