May 21, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Donacione deri 5.000 euro për të rinjtë nga Çairi! (Video)

Rinia e Çairit ka potencial të jashtëzakonshëm.
Të rinjtë dhe të rejat e Çairit kanë dëshmuar se kanë dëshirë, vullnet dhe energji për të vepruar në sfera të ndryshme të shoqërisë.
Të rinjtë kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme gjatë realizimit të synimeve të tyre, duke u krijuar mundësi për zhvillimin maksimal të potencialit të tyre.
Të rinjtë kanë nevojë për një mjedis të shëndoshë, për hapësira të cilat do t’u ofrojnë jetë të shëndetshme dhe zhvillim të merituar.
Për ne, çdo plan për rininë duhet të burojë nga vetë rinia. Të rinjtë do të jenë partnerë të barabartë në ndërtimin e Çairit të Ri dhe do të kenë vend të veçantë në dizajnimin e aspekteve të ndryshme të cilat i përkasin arsimit, ekonomisë, projekteve zhvillimore, sportit dhe inovacioneve.
Në programin tonë për Çairin e Ri kemi planifikuar:
– themelimin dhe ndërtimin e Qendrës së Kulturës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë “Çair”
– biznese për të rinjtë e Çairit “1 për 1” përkrahje deri 5.000 euro;
– rikthimin dhe rinovimin e palestrës sportive “Partizan”;
– përkrahjen e talentëve dhe nxënësve;
– ristrukturimin e hapësirave për të rinj

Falë energjisë, pozitivitetit dhe vizionit të çiltër, rinia është aleati i yni më i mirë. Së bashku me ty, rini, edhe Çairi i Ri do të shndërrohet në vend të përshtatshëm për jetesë, punë dhe kreativitet.
https://fb.watch/8FkIB73FM5/