May 24, 2024
Maqedoni

BDI-ja mbledh kryesinë e partisë, pritet të shkon vullnetarisht në opozitë?!

BDI në orën 17 ka thirrur mbledhjen e kryesisë qendrore në të cilën do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike, situatën me ndryshimet kushtetuese dhe ofertat e pushtetit për VMRO-DPMNE-në që të përfshihet në Qeverinë e zgjeruar pa BDI-në brenda saj. Nga mbledhja e thirrur në Tetovë, nuk dihet nëse do të ketë një epilog nga i cili BDI-ja do të përfundon vullnetarisht në opozitë, apo do të forcon qëndrimet ndaj ndryshimeve kushtetuese para formimit të Qeverisë së zgjeruar dhe fatin e kryeministrit shqiptar në këtë situatë. /Alsat.mk