May 15, 2024
Maqedoni

MPB me detaje rreth vdekjes së dyshimtë të çiftit nga Kumanova

Gruaja nga Tabanoci ka vdekur nga plagët e një mjeti të mprehtë, ndërsa burri i saj ka pasur plagë nga arma e zjarrit, njoftojnë nga MPB, transmeton Alsat.

Në lidhej me: Kumanovë, gjendet dy të vdekur me gjurmë të plagëve

“Është konstatuar se B.S. ka vdekur nga plagët e marra prej një mjeti të mprehtë, ndërsa burri i saj kishte plagë nga arma e zjarrit”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Për rastin në fjalë kanë njoftuar edhe nga Prokuroria, të cilët thonë se trupat e pajetë janë dorëzuar për autopsi.

“Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së çiftit, prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsinë e trupave të të vdekurve, ndërkaq është dhënë urdhër për analizën e gjurmëve dhe provave materiale t; gjetura n; vendin e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.