May 5, 2024
Ramazani 2023

Behgjet Pacolli: Sivjet po e agjëroj Ramazanin e 60-të

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli thotë Ramazani është muaji më i bukur i vitit për mua. “Dhe këtë vit po hyj në agjërimin tim të 60-të”, thotë Pacolli.

“Zoti është i madh!👏🤲”, thekson Pacolli.

Një ditë para fillimit të Ramazanit, Pacolli Me vëllaun e tij Selimin kanë takuar humanistin Halil Kastrati, ku kanë diskutuar aktivitetet humanitare gjatë këtij Ramazani, shkruan Lideri.mk.

“Sonte isha me humanistin Halil Kastrati, me të cilin radhitem disa aksione humanitare gjatë muajit të Ramazanit.
Në vigjilen e muajit të shenjtë të Ramazanit, lusim Allahun e madhërishem që ky muaj t’ju sjellë lumturi, shëndet dhe mirësi për ju dhe familjet tuaja”, ka njoftuar Behgjet Pacolli pas këtij takimi.