May 2, 2024
Ramazani 2023

Hafiz Fatiu udhëhoqi namazin e Teravisë në qendër të Nju Jorkut (Video)

Hafiz Fatih Seferagiç, me origjinë nga Cazini i Bosnje Hercegovinës dhe me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëhoqi namazin e Teravisë mbrëmë në Times Square në qendër të Nju Jorkut.

Para faljes së namazit të Teravisë, në këtë lokacion u shtrua një iftar për agjëruesit.

“Mbrëmë u fal namazi i Teravisë në zemër të Nju Jorkut në Times Square, Manhattan. Ky është qyteti që “nuk fle kurrë”. Një ngjarje e jashtëzakonshme që tërhoqi mijëra vizitorë. Aktivitetet në qendër të Nju Jorkut nisën me Iftarin, namazin e akshamit, ligjëratat dhe këndimin e Kuranit. Ngjarja ishte një shfaqje e bukur e diversitetit dhe unitetit të Nju Jorkut. Ai ndihmoi në promovimin e një imazhi pozitiv të muslimanëve dhe Islamit në komunitetin e gjerë. Është mes ngjarjeve të tilla përmes të cilave ne mund të thyejmë barrierat dhe të inkurajojmë mirëkuptim dhe tolerancë më të madhe midis njerëzve të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme – tha Hafiz Fatih Seferagiç.