May 27, 2024
Diaspora

BE duhet t’i vendos kushte Serbisë, jellja e këtij shteti kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan

Shkruan: Silvana Begaj

Në takimin me europarlamentaren shqiptare Arba Kokalari u mbajt një takim informues për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, kryesisht Shqipëria dhe Kosova.

Temat të cilat unë trajtova dhe mendoj se janë të rëndësishme janë:

1. Veto e papranueshme që vendos Greqia sa herë që shteti jonë hedh hapa të rëndësishme. Një prej shteteve që ka shkelur çdo të drejtë të emigrantëve shqiptarë deri ne keqtrajtim dhe eleminim fizik të tyre, ka bllokuar proçesin e Integrimit sepse Belerit i janë shkelur të drejtat. Qesharake dhe ulëritëse.

2. Kërcënimi i papreçedentë që Serbia ushtron ndaj Kosovës, mbi të gjitha në Veri.
Agresiviteti dhe dhuna duhet ndaluar sot dhe Bashkimi Europian duhet t’i vendosi kushte Serbisë. Sjellja e këtij shteti kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan.

3. E fundit, por jo nga rëndësia: Situata e shqiptarëve në Europë!

Për më tepër ndiqni videon!

Video e realizuar nga: Gjeloshi Alma
Titrat u realizuan nga : ShqipNews.net
@followers
@highlight
Gratë dhe vajzat shqiptare në Suedi