May 9, 2024
DiasporaMaqedoni

Ministri Çupi takime intenzive me diasporën në Gjerrmani

Më datë 27.04.2022, ministri i diasporës, Xhemail Çupi filloi vizitën e punës në Republikën Federale të Gjermanisë, i shoqëruar nga antarët e kabinetit të tij.
Takimin e parë e realizoi në Dyseldorf, në hapsirat e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare ku u prit nga Kryetari i Unionit të qendrave islame shqiptare në Gjermani (Uiazd) Mensur Halili, kolegët e tij dhe antarët e tjerë të kryesisë dhe unionit.
“Gjatë takimit këmbyem mendime rreth pozitës të diasporës në Gjermani, ndër tjerash u bisedua edhe për mundësit që shteti amë ua ofron mërgatës tonë, në këtë rast në Gjermani.
Kryetari i unionit dhe antarët e tjerë të kryesisë informuan për pozitën e tyre dhe aktivitetet që i kanë realizuar me planprogramin e tyre.
Gjithashu u propozuan forma të ndryshme të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë”, deklaroi ministri Çupi pas vizitës në Dyseldorf.

Në takimin e radhës në Leverkusen, ai u mirëprit nga kryetari i xhamisë së Xhamia-Mesxhidi Aksa-Leverkusen, Besim Memishi dhe nga imami Hasan Baftjari.
“Gjatë takimit biseduam për angazhimet, përgjegjësitë dhe rëndësinë e një monumenti kulturor, ku në xhaminë e Leverkusenit shifej qartë që nuk mungonin aktivitete e tyre dhe angazhimet në punë”, theksoi minsitri Çupi.

Takimet intenzive me diasporën tonë në Republikën Federale të Gjermanisë ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut i vazhdoi edhe në qytetin e Neuviedit. Aty u mirëprit nga mergimtarët tanë që jetojnë në këtë qytet dhe rrethinë, por edhe nga kryetari i Xhamia Shqiptare “Bashkimi”, Rexhep Shabani, nga imami i xhamisë Abdulla Ali dhe nga kryesia e xhamisë.
“Gjatë këtij takimi biseduam për angazhimet dhe organizimet e bëra reth xhamisë, veçanërisht u bisedua për diasporën që jetojnë në R.F të Gjermanisë më saktësisht në Neuvid ku vlen të theksohet për lidhjet që i mbajnë me bashkështetasit e tyre me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Diaspora nga Maqedonia e Veriut në Gjermani i takon bashkësive etnike dhe konfesioneve të ndryshme fetare. Gjatë vizitës së tij, ministri Çupi ka bë perpjekje ti takojë të gjithë ata pa dallim.
Në këtë funksion, ai vizitoi edhe Konstantin Pavlevskin, famullitar në bashkësinë kishtare dhe kishën e Shën Nikollës së Mainzit, ku nga afër u njoh me aktivitete fetare dhe kulturore të kësaj kishe e cila me vite shërben për bashkshtetasit tanë që jetojnë në qytetin e Mainzit dhe në rethinë.
“I përgëzova për aktivitet e deri tanishme edhe falënderova për mikpritjen e treguar ku bëj thirje që keto vizita të intensifikohen dhe të zhvillohen kur do ketë manifestime të ndryshme kulturore”, tha ministri i diasporës Çupi, duke realizuar në Gjermani vizitën e radhës, pas vizitës së suksesshme dhe takimet intenzive me diasporën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.