May 27, 2024
Maqedoni

“BDI kërkon shpëtim tek miku dhe bashkëpunëtori i tyre i vjetër, Nikolla Gruevski”

“BDI kërkon shpëtim tek miku dhe bashkëpunëtori i tyre i vjetër, Nikolla Gruevski”

“BDI kërkon shpëtim tek miku dhe bashkëpunëtori i tyre i vjetër Nikolla Gruevski, ata që e mbrojtën i dhanë mundësinë që të arratisej, ruanin pronën e tij dhe shpresojnë për të njëjtin shpërblim nga Gruevski për ta”.

Kështu u tha sot nga Lëvizja Demokratike, në një konferencën për media të cilët shtuan se BDI nuk ka shpresë që Gruevski, mund të sigurojë deputet që do të votojnë ndryshimet kushtetuese por sipas tyre BDI shpëtimin e sheh në përsëritje të episodeve të njëjta, shkruan Alsat.

“BDI e dinë se do të shkoje në opozitë andaj e donë Gruevskin në Pushtet, Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë se shqiptaret do të duhet të harrojnë të gjithë dëmin, gjithë korrupsionin dhe gjithë fëmijët e ikur nga shteti. Ndryshimet e kodit penal ishin fillimi, tani po vazhdojnë me iniciative para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimëve të Gjorgji Ivanovit”, tha Fari Hiseni, nga Lëvizja Demokratike.

Nga LD, u bëjnë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme, që siç thanë ata, të mos bien në grackë të BDI-së të cilët duan të ketë pazare me drejtësinë.

Ndërkohë, nga Lëvizja Demokratike shtuan se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje dhe kërkojnë që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet si presidenciale ashtu dhe parlamentare dhe BDI të mbetet në opozitë.