April 27, 2024
Kolumna

BDI-ja nuk po kthehet së dyti nga malet

SKRUAN: NEHAT JAHIU

Sipas nënkryetarit të VMRO- DPMNE-së z. Aleksandër Nikollovski thuhet se BDI-ja po kthehet në rrënjët e saj të vitit 2001 si një parti e gjelbër nga malet dhe kodrat e Maqedonisë. Kjo deklaratë e këtij çfarë kryetari është shumë qesharake dhe absurde.

I nderuari z. Aleksandër Nikollovski po të njoftoj edhe pse nuk ka nevojë të njoftojë se ju e dini më mirë se unë se BDI-ja nuk po kthehet as për të parën herë, as për të dytën herë, as për të tretën herë dhe… ,nga malet, sepse BDI- ja nuk ka qenë asnjëherë në mal dhe nuk ka pse të kthehet për asnjëherë nga mali, sepse BDI- ja nuk është subjekt politik i krijuar as në male e as në fushë, por është krijuar në fshatra dhe qytete të Maqedonisë.

Në malet, kodrat dhe fushat e Maqedonisë ka qenë UÇK-ja i nderuari z. Nikollovski dhe siduket shumë keq e paske ngatrruar kabllovikun elektrik në trurin tuaj. Po e përsërisë edhe njëherë se BDI-ja nuk ka qenë asnjëherë as në malet, dhe kodrat e Maqedonisë, por në male , kodra, fusha, fshatra e qytete të Maqedonisë ka qenë UÇK-ja që nuk i ka takuar asnjë partie politike, por ka qenë formacion ushtarak që në vitin 2001 ty dhe shumë të tjerëve si ti që mendonit shqiptarët ti i fusnit në të
ashtuquajturën “ Gazna Komora” e dridhi tërë Maqedoninë.

Kjo ushtri e dridhi tërë Maqedoninë dhe ti dhe shokët tu i bërët ftesë bijave dhe bijëve të UÇK- së nëpërmjet ndërkombëtarëve që të bëni një marrveshje që të ndalet UÇK-ja sepse veç më ata kishin zbritur nga malet dhe kodrat që thuani ju dhe ishin futur në shumë qytete të Maqedonisë, por ishin futur edhe në Shkup.

Ju i nderuari z. Aleksandër Nikollovski si një nënkryetar i një partie duhet të keni kujdes në deklaratat e tuaja dhe është mirë që publikisht të dilni dhe të e tërhiqni këtë deklaratë, sepse po e përsëris edhe njëherë se BDI-ja nuk ka qenë as në male e kodra, por ajo që ka qenë në male, fusha dhe gjithkund edhe në Shkup ka qenë UÇK- ja dhe herave tjera kur të jepni deklarata dallojeni shapin nga sheqeri.