May 3, 2024
Kolumna

Ju që uleni në ulëset e para gjatë manifestimeve!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Unë kam shkruar edhe më herët, por më nxiti edhe sot që të i shkruaj disa fjali për këta persona që nuk janë të paktë. Çdoherë dhe në çdo manifestim të ndonjë ditë feste të një date- ditë historike, aty në ulëset e para radhiten njerëz të cilët nuk kanë bë asgjë. Krekosen me veprat e të tjerëve që kanë bërë dhe kanë sakrifikuar në mënyra të ndryshme për çështjen kombëtare. Respekt dhe lavdi për të gjithë ,ata/ ato që flijuan vehten qoftë me pushkë apo me penë , Ata/ ato që kontribuan për çështjen kombëtare deri në sakrificë më të madhe duke mos e kursyer as jetën e tyre. Tregomni ju që po uleni në radhët e para kur mbahet ndonjë manifestin për shënimin e një date historike që ishte dhe është në interes të çështjes kombëtare. Ju lutem cila tullë është e juaja që e keni vu për çështjen kombëtare. Ju, jo që nuk keni vu ndonjë tullë, por edhe ato tulla që i kanë vendosur atdhetarët e vërtetë ju disa i keni rrënuar dhe po i rrënoni edhe sot.Disa flasin me pompozitet për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Thuane ate se si e ruajtët dhe po e ruani ju këtë alfabet që ju për çdo ditë po e bastardhoni gjatë të folurit dhe të shkruarit. Duhet të ju vijë turp i turpit të dilni para mendjndriturëve që sakrifikuan për gjuhën shqipe dhe ju dilni dhe uleni në radhën e ulëseve të par.Nuk ju vie turp juve disave që uleni në radhë të parë dhe shitni atdhetarizëm para flamurit kombëtar. Më thuani ju që krokorisni aq shumë cila pikë e gjakut është e juaja që e keni vendosur në mbrojtjen e këtij flamuri. Ka edhe shumëçka tjetër që duhet thënë dhe nuk duhet të heshtim. Duhet të ua themi troç e shqip në sy këtyre demagogëve dhe hipokritve që të tregojnë cili është kontrinbuti juaj që kenë bërë për gjuhë, komb e atdhe. Mos u krekosni me djersën dhe gjakun e të tjerëve se ju njohim të gjithëve dhe plrkuluni para atyre që kanë bërë gjithëçka për kombëtare. Mos u uluni në ulëset e para në manifestime. Lerini në ato ulëse të ulen kontribuesit e jo ju që nuk keni vu asnjë tullë për çështje kombëtare, por vetëm keni rrënuar dhe po rrënoni ata që ndërtuan dhe kontribuan qoftë me penë apo me gjak.