April 30, 2024
Maqedoni

BDI DËSHIRON ZGJEDHJE NË PRILL, JO NË KORRIK, A FRIKËSOHET NGA DIASPORA?

BDI dëshiron që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin e rregullt 2024, por jo edhe në muajin e rregullt, që sipas kodit zgjedhor i bie të mbahen në muajin korrik.

Kjo është periudha kur edhe diaspora shqiptare rikthehet në vendlindje dhe ndodh që të qëllojnë në ditën e votimit në vend. Raporton News33.

Zëvendës kryeministri Artan Grubu, siç duket për ti ikur reagimit të diasporës shqiptare e cila është e revoltuar me regjistrimin dhe trajtimin në përgjithësi, ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në muajin prill të vitit 2024.

Si alibi Grubi ka gjetur mbajtjen e zgjedhjeve të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale.
Sipas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, kjo është pasojë e frikës së BDI-së nga dënimi me votë që mund të vijë nga diaspora shqiptare./News33/