May 17, 2024
Maqedoni

Pensionet në Maqedoni nuk janë sa në Zvicër, por janë sipas “formulës zvicerane”

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesit e pensionistëve njoftoi se është arritur marrëveshje për ndryshimin e metodologjisë në llogaritjen e pensioneve, me çka pritet rritja e pensioneve.

Kovaçevski me këtë rast tha se metodologjia e re do të bëhet sipas të “ashtuquajturës formulë zvicerane”.

“Arritëm pajtueshmëri që të pranojmë propozimin e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, me çka do të vendosim metodologji të re për rritje të pensioneve që do të bëhet në bazë të ashtuquajturës formulë zvicerane, respektivisht rritje për 50 për qind të çmimit të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind në pjesëmarrje në metodologji rritja e pagës mesatare. Miratimi i pensioneve do të bëhet gjithashtu dy herë në vit, dhe atë në mars dhe shtator, respektivisht atëherë kur Enti Shtetëror për Statistika i jep të dhënat”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.