May 15, 2024
Maqedoni

A po i bën VMRO-ja reklamë falas BDI-së, apo e ka seriozisht, thotë “Korridori 8” në duart e BDI-së!

VMRO-DPMNE vazhdon me akuzat në adresë të Qeverisë për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Sipas tyre, i gjithë projekti është në duart e BDI-së.

“Nënçmimi që LSDM-ja ia bën popullit maqedonas s`ka kufi. Në vend që me projektin të udhëheq Ministria për Transport dhe Lidhje, si ministri kompetente, i gjithë projekti është në duart e BDI-së, tek Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi dhe Drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, kuadër i BDI-së”, deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së.

Opozita thotë se Kovacevski dhe Grubi kanë fshehur marrëveshjen me kompaninë “Behtel dhe Enka” për shkak se nuk kanë mbrojtur interesin e qytetarëve. Opozita shprehet e bindur se do të përballen me përgjegjësi penale.