May 25, 2024
Maqedoni

Bastisje në Veles, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka ndaluar një 63-vjeçar nga Velesi për shkak të dyshimit për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Më 12.03.2024 në ora 03:30 në Veles, zyrtarët policorë në kuadër të SPB Veles kanë ndaluar 63 vjeçarin J.K. nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, në oborr janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me pluhur të bardhë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.