May 13, 2024
Maqedoni

Keni kujdes në disa rrugë te RMV-së!

Në aksin rrugor Gradsko – Prilep janë duke u zhvilluar aktivitete ndërtimore, andaj rekomandojmë vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatshme.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.