May 23, 2024
Maqedoni

Banorët e Gërçecit protestojnë kundër EVN-së, bllokohet autostrada Shkup-Tetovë (Foto)

Me fillim në ora 12:30 minuta banorët e Gërçecit sot kanë dalur në protesta kundër EVN-së. Ata kanë bllokuar autostradën Shkup-Tetovë, te ura e Sarajit. Banorët thonë se protesta është për problemet e mëdha që kanë me rrymën elektrike edhe në fillim të këtij dimri.