April 29, 2024
Kolumna

Ballafaqohuni me të vërtetën!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Habitem me disa individë të cilët gjithnjë i ikin të vërtetës dhe kanë frikë të ballafaqohen me te ballpërballë.Shumë prej tyre mundohen të marrin mbi vete se kanë bërë ndonjë vepër në dobi të popullit , kombit apo atdheut të tyre. Mënyra e tyre është që nëpërmjet intrigave , gështreva të i marrin veprat e të tjerëve, por kurr nuk janë të gatshëm të flasin para atyre që i kanë bërë veprat, por vlasin diku ku nuk janë prezentë ata që kanë vepra me penë ose me pushkë.Shumë demagogë dhe hipokritë mundohen të i përvetsojnë veprimtarat e atyre që i kanë bërë, por një gjë e tillë është vetëm një mashtrim vetes, sepse një e tillë është e pamundur. Disa të tjerë që kanë arritur në pushtet nëpërmjet gjakut të huaj ose kurthave që ua kanë bërë të tjerëve me tradhëtitë e tyre pas shpine nëpërmjet disa zagarëve. Ata flasin në ndonjë vend tjetër dhe duan të e pastrojnë veten, por kurr nuk guxojnë të ballafaqohen me protogonistat e vërtetë dhe para tyre të e shprehin të vërtetën.Po si të ballafaqohen të tillët me të vërtetën për të e mbuluar tradhëtinë dhe kurthat që ua kanë bërë të tjerëve.Një gjë e këtillë është e pamundur, sepse nuk kanë fuqi një gjë të tillë të e bëjnë. Nuk kanë fuqi të përballohen me të vërtetën dhe realitetin, sepse ata i ka mbajtur dhe i mbanë edhe sot të gjallë vetëm hajnia, karierizmi, mashtrimet, kurthat, tradhëtitë. Të gjitha këta i kanë bërë nëpërmjet zagarëve të tyre. Të tillët asnjëherë nuk kanë guxojnë të ballafaqohen me të vërtetën. Ata nga larg mundohen të e mbrojnë veten ose nëpmjet dikujt tjetër, ndërsa personalisht asnjëherë nuk guxojnë të ulen dhe të ballafaqohen me realitetin dhe me të vërtetën, sepse ata janë mësuar të jenë larg të vërtetës. Janë mësuar të mbijetojnë me hajni, korupsion, vjedhje, kurdisje kurthash ndaj të tjerëve pas shpine etj. Pra, këta maskarenj pranë vetës i mbajnë edhe ca zagarë që për një koc shiten dhe tradhëtojnë. Sojit të tillë unë iu kisha preferuar që mos ta qesin gurin dhe të e fshehin dorën, por le të dalin ballëpërballë dhe le të ballafaqohen me të vërtetën.