Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si Presidente e Republikës së Kosovës.

Azizi e ka vlerësuar procesin si një moment uniteti politik, duke theksuar se Kosova, sipas tij, u bashkua rreth një kauze dhe një qëllimi mbipartiak.

“E përgëzoj Kosovën që zgjodhi unitetin në kohë të vështira, u bashkua rreth një kauze dhe shtriu dorën për një qëllim mbipartiak”, ka shkruar Azizi.

Ai i ka uruar presidentes së re sukses në detyrën e saj dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

" "

“Pres që kjo frymë të ngadhënjejë në të gjitha trojet tona”, është shprehur më tej deputeti i VLEN-it.

Në reagimin e tij, Azizi u ka bërë thirrje edhe faktorëve politikë në Tiranë që, siç shprehet ai, të tejkalojnë dallimet në funksion të Republikës, kohezionit dhe stabilitetit.

sqShqip