Maqedoni

Azir Aliu: ENER-Regjistri i vetëm Elekronik i Rregulloreve të Maqedonisë së Veriut tani edhe në gjuhën shqipe

Deri më sot ENER ishte vetem në gjuhën maqedonase.
Por ministri Aliu mundësoi që Regjistri i Vetëm Elektronik tani të jetë edhe në gjuhen shqipe duke u plotësuar si mjet i cili është vendosur për informimim elektronik për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Është pritir shumë kohë për të bërë një ndryshim të tillë mirpo nga tani e tutje qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi në këtë sistem elektronik i cili përmban rregullat aktuale, propozim-ligjet të ministrive në fazën fillestare të përgatitjes, si dhe raporte të kryera të vlersimit të ndikimit të rregullores të informohen në gjuhën amtare.

Të gjitha këto perpjekje në thelb mbartin shtysën kyçe dhe angazhimin tonë për të ofruar kritere ligjore që do të garantojnë institucione funksionale, profesionale, gjithëpërfshirëse, të përgjegjshme dhe efikase, në të cilat qytetarët do të kenë besim të plotë”- deklaroi ministri Azir Aliu.