May 16, 2024
Maqedoni

Kumanovari mashtron tetovarin, ia ka marë 2.000 euro

Më datë 15.01.2024 në ora 14:30 në SPB Kumanovë, një 27 vjeçar nga Tetova ka denoncuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 2.000 euro, transmeton Lideri.mk. Sipas kallëzimit, personi është paraqitur rrejshëm si punëtor i një kompanie ndërtimore dhe pasi janë marrë vesh me telefon për blerjen dhe shitjen e materialit ndërtimor në Kumanovë, ia ka dhënë paratë. Siç raportohet, kur shkoi në kompaninë e ndërtimit, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Lideri