Shkruan: Avni Dehwri
Sot më 23.3.2026 morëm lajmin shumë të hidhur për ndarjen nga jeta të atdhetarit të madh nga Likokva Muharrem Shaljani.
Muharremi një jetë të tërë ia ka kushtuar përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes kombëtar. Për aktivitetin e tij të dendur e të pandërprerë atdhetar Muharrem Shaljani ka qenë gjithnjë i përndjekur nga organet e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë dhe të Maqedonisë. Edhe pse është marrë shumë herë në biseda infromative, edhe pse disa herë ka qenë i burgosur, ai asnjëherë nuk ka hequr dorë nga veprimtaria për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Me guxim dhe me qëndresë të pashoq Muharremi u ka bërë ballë të gjitha sfidave dhe torturave si një atdhetar që kurrë nuk e ka njohur përkuljen dhe nënshtrimin. Bashkëkombësit e tij në Likovë, në Kumanovë e më gjerë do ta kujtojnë Muharrem Shaljanin si një atdhetar të madh që kurrë nuk është lodhur e as nuk është dëshpëruar nga përkushtimi për jetësimin e të drejtave të popullit tonë.
Muharrem Shaljani nga familjarët, nga vendësit nga shokët me të cilët ka vepruar, nga të gjithë ata që e kanë njohur gjithnjë do të kujtohet si një atdhetar i rrallë që me veprimtarinë e pandërprerë ka krijuar portretin e një njeriu që nuk kursen asgjë nga vetja për t’i shërbyer Atdheut.

Ngushëllime të thella familjarëve, të miqve e shokëve të Muharrem Shaljanit kudo që janë!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Muharrem Shaljanin!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Muharrem Shaljanit!

sqShqip