Për herë të parë në Kroaci u botua në Gazetën Zyrtrae Kurikula për mësimin e gjuhës shqipe në shkolla fillore dhe të mesme. Bëhet fjalë për një dokument shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Kroaci.
Me këtë rast, portali Lideri.mk ka zhvilluar bisedë me punëtorin e palodhshëm të arsimit shqip në Kroacic Mendu Imeri, i cili edhr ka dhënë klntribut në përgatitjen e kësaj Kurikule për botim.
“Me kënaqësi të madhe ndaj me ju një lajm të rëndësishëm!
Sot në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kroacisë u publikua Kurikula për lëndën mësimore Gjuhë shqipe dhe kulturë për shkollat fillore dhe të mesme (modeli C) – në gjuhën kroate dhe në gjuhën shqipe.
Për mua është nder i veçantë të theksoj se pata dy role në këtë projekt:
– udhëheqës i grupit punues për hartimin e Kurikulës,
– lektor i versionit të dokumentit në gjuhën shqipe”, deklaroi Imeri për portalin Lideri.mk.
Ai thekson se kjo kurikulë paraqet një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në sistemin arsimor të Republikës së Kroacisë.
“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë, na mbështetën dhe besuan në këtë proces”, thekson Imeri.
Kurikulën e botuar mund ta gjeni në këtë Link: https://narodne-novine.nn.hr/clanci/sluzbeni/2025_12_148_2196.html

