May 13, 2024
Kolumna

Ata që shiten katër vite të plotfuqishëm, nesër janë të ”çarmatosur” para vullnetit të qytetarit!

Shkruan: Musa Paçuku

Nesër pushteti është i çarmatosur, kurse qytetari është i armatosur me armatimin më të rëndë-Votën!

Nesër të gjitha rregullat ndryshojnë. Gjjithçka bie në ujë. Nesër është dita kur Qytetari është më i fuqishëm se politikani. Nesër është dita kur Qytetari është më i fortë se krimineli i afërt me politikanin.

Meqë këto ditë janë të rralla, duhet të mendohemi mirë. Mos të kujtojmë vetëm periudhën që kur filloi fushata. Gjatë kësaj periudhe të gjithë janë të mirë. Në fakt aktrojnë të mirin.
Nesër duhet ta kthejmë filmin para fillimit të fushatës. Duhet ta kujtojmë e rikujtojmë se kush na shitej i fortë i armatosur me petkun e pushtetit.

Kush uzurponte, kush vidhte qindra miliona nga incineratorët, kush ndërtonte pallate pa kritere, kush nuk ndërtonte rrugët.

Pasi janë zgjedhje lokale, duhet të mendojmë edhe në nivel lokal. Nuk kam çka ju teegoj as unë, as dikush tjetër. Të gjithë e njihni rrethin ku jetoni. Të gjithë e dini se cilët politikanë bashkëpunojnë ne kriminelët. Me ata kriminelë që na bëjnë zullum edhe në pragun e derës. Kundër atyre politikanëve duhet të votojmë, sepse duke votuar kundër përfaqësuesve politikë të kriminelëve, ne shfuqizojmë krimin.
E për dallim prej periudhës mes zgjedhjeve kur janë të plotëfuqishëm, kriminelët dhe përfaqësuesit e tyre politikë nesër janë të pafuqishëm. Po e përsëris, nesër qytetari është i armatosur me armën më të rëndë-Votën e tij!

Çka të ju them unë? I njihni vetë kush janë kriminelët, kurse i dini edhe lidhjet e tyre politike. Kundër tyre votoni! Shqiptari nuk duron që krimineli ta dirigjon.

Nëse u ofrojnë para për votën tuaj-merjauni, qoftë se mendoni se është rrezik t’i refuzoni. Por votën mos ua jepni. Sepse nëse ua jepni votën nesër, ata pasnesër do kthehen dhe do ua kërkojnë paratë për të cilat ua keni shitur votën. E nëse nuk i votoni nesër, prej pasnesër do sillen si “macja nën tryezë”. Kriminelët e tmerrshëm do të bëhen çuna shembullorë pasi të mbeten pa përkrahjen e pushtetit, që me votën tuaj do pësojë humbje.