May 15, 2024
Maqedoni

ASHMMA: Vitin e kaluar ka rënë në minimum profiti i televizioneve në Maqedoni

Nuk janë vërejtur shkelje të dispozitave nga Kodi Zgjedhor gjatë monitorimit të parë të raportimit mediatik për Zgjedhjet Lokale, që e bëri Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele (ASHMAA) në periudhën prej 7 deri 31 gusht, informoi Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMMA-së në mbledhjen e tretë publike të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele.

Në mbledhje ishin prezantuar aktivitete e zbatuara sipas Programit vjetor për vitin 2020, ai dhe analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2020, i cili tregoi se të ardhurat që bashkë i kanë realizuar transmetuesit vitin e kaluar ishin 2.382,61 milionë denarë, që janë të ardhurat më të ulëta gjatë pesë viteve të kaluara. Janë shqiptuar gjithsej nëntë vërejtje për transmetuesit, ndërsa u ishin marrë lejet katër televizioneve, dyve për ndërprerje të emetimit të programit dhe dyve për mospegesë të kompensimit për lejen në afatin e paraparë ligjor.

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) monitoroi raportimin mediatik për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor për periudhën prej 7 deri 31 gusht të vitit 2021. Monitorimi përfshiu analizën e programi 24-orësh i kanalit të parë televiziv në Servisin publik – RTM 1 dhe të gjashtë televizioneve komerciale në nivel shtetëror të cilët kanë përfshirje mesatare javore mbi 10% – TV 24 Lajme, TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel dhe TV Tellma.

Në mbledhje ishte prezantuar edhe mbikëqyrja e rregullt administrative ndaj të gjithë 111 transmetuesve të cilët emetojnë program ne televizion dhe radio. Mbikëqyrja tregoi se detyrimin nga neni 15 paragrafi 3 të Ligjit për media në tërësi e kanë përmbushur të gjithë 111 transmetuesit.

Trajçevski theksoi se po vijon mbikëqyrja programore për televizionet KTV dhe Edo për kushtet e reklamimit dhe teleshopingut dhe reklamimit në ekran të ndarë.

Në mbledhje ishte njoftuar edhe se ishte bërë mbikëqyrje ndaj mediave të shtypura, me kërkesë të Operatorëve të rrjetit publik elektronik të komunikimeve.

Agjencia shqiptoi edhe një vërejtje publike për operator, për riemetim të serviseve të paregjistruara programore. Trajçevski njoftoi se një procedurë për zgjidhje në LASHMAA ka përfunduar me sukses.

Sanja Gudeska – Zdravkovska e prezantoi analizën e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2020, me çka njoftoi se të ardhurat e përgjithshme në industri në vitin 2020 ishin 2.382,61 milionë denarë. Sipas analizës së ASHMAA-së, këto janë të ardhurat më të ulëta gjatë pesë viteve të kaluara.

Sa i përket strukturës së të ardhurave, Gudeska – Zdryvskovska informoi se pjesën më të madhe e kanë pasur të ardhurat nga reklamimi me 46,30 për qind. Mjetet për financim të veprimtarisë radiodifuzive nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë me 35,96 për qind, ndërsa të tjerët 17,74 për qind nga të ardhurat e përgjithshme në industri ishin realizuar në baza të tjera.

Rezultati financiar nga puna në industri gjatë vitit të kaluar ishte në humbje prej 34,68 milionë denarë.

Televizionet komerciale kanë realizuar rezultat negativ financiar, përderisa rasiostacionet komerciale dhe servisi publik kanë punuar me fitim.