Maqedoni

ASH prej sot udhëheq edhe një drejtori të fuqishme (Foto)

Kuadër i ASH-së do të udhëheqë Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Në postin e drejtorit në këtë institucion të rëndësishëm është emëruar Driton Nebiu nga Haraçina, i cili sot e ka pranuar postin nga drejtori i deritanishëm Faton Asani nga LSDM.

“Nderi për të drejtuar një Institucion Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar sikur Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, aq sa është me përgjegjësi padyshim është edhe fisnike nga vet fakti se e njejta paraqet një hallkë në sistemin përmes të cilit popullit si një pronar real i kthehet ajo që i takon e që ndokush ka dashur që me të njejtën të pasurohet në dëmin e tyre.
Si drejtues i kësaj Agjencie do të angazhohem që secilit ti takojë ajo që e meriton dhe ajo për të cilën ka punuar. Andaj, menaxhimi me pronën e konfiskuar paraqet përmirësim të padrejtësisë që i është bërë çdo një qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vet kthimin e asaj që është konfiskuar, asaj që është e vjedhur ose e fituar në mënyrë të paligjshme si dhe të përdorur në mënyrë të paligjshme në të mirë të qytetarëve dhe për qytetarët.
Puna e Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar në masë të madhë varet nga ajo që autoritetet gjyqësore do ta dëshmojnë si të fituar apo përdorur në mënyrë të paligjshme, ndërsa unë si drejtuesi mund të premtoj se do të jem nikoqir i mirë i këtyre të mirave publike dhe të njejtat do të përdoren maksimalisht në të mirën e qytetarëve.
Ju falënderoj”, ka shkruar me këtë rast Nebiu.