May 1, 2024
Maqedoni

Von der Leyen pas takimit me Xhaferin: Do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e RMV-së drejt BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Pas takimit, von der Leyen tha se Maqedonia e Veriut ka një ambicie të fortë evropiane.

“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e saj për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkroi von der Leyen, transmeton Klankosova.tv.

Ky është takimi i parë i Xhaferit me von der Leyen prej se kur ai e ka marrë detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.