May 23, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi fton myslimanët mos t’i harrojnë skamnorët në Ramazan

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton TV21.

Me këtë rast ka ftuar që të mos harrohen skamnorët.

“Sonte, kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj këtë muaj dhe të lutem që agjërimi të jetë mundësi që të gjithë agjëruesit të arrijnë në gradat e larta shpirtërore.
Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore.
Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë t’i harrojmë skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë që ta ndjejnë dorën tonë dhe solidaritetin e dashurisë sonë.
Gëzuar Ramazanin!
Paçi agjërim të këndshëm!”, shkroi Gashi në Facebook.