May 23, 2024
Maqedoni

ASH në ofenzivë të re, mbahen kuvende masovike të FRASH dhe Asamblesë

Alenaca për Shqiptarët kohëve të fundit ka filluar riorganizimin e degëve,nëndegëve dhe të forumeve rinore dhe forumit te gruas,pas anëtarësimeve të reja,dhe zgjerimit të strukturave ,shkruan Top24.

Punimet e Kuvendit i ndjekin edhe Kryetari i ASH, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, deputetja e zonës, Ilire Dauti, dhe përfaqësues të tjerë nga niveli lokal dhe qëndror i ASH.

Sonte në Zhelinë shumica e kuvendarëve, zgjodhën Llokman Kadriin për kryetar të degës së FRASH,ndërsa në Strugë Premtime Zylali Deliaj u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas së ASH-së në,dhe Driton Memeti zgjidhet kryetar i FRASH-Kumanovë.Top24