Arti në zi, shuhet aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani
Arti shqiptar është në zi, këtë të enjte ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89 vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani.
Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisori i njohur pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani.
Aktori në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”.
Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.
Ndërkohë aktori i njohur prej disa vitesh e kishte lënë atdheun dhe jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe të bijën, Jola.