Artan Junuzi, djaloshi nga Likova në fanellën e kombëtares shqiptare (Video)
Artan Junuzi nga Likova i takon plejadës së sportistëve shqiptarë bga Maqedonia e Veriut, që kanë zgjedhur fanellën kuq e zi.
Si emër mjaft i njohur në klubet e futsallit në Maqedoninë e Veriut, Jujuzi tani po shkëlqen edhe në fanellën e kombëtares shqiptare.
Ai nuk është hamendur për asnjë moment kur ka marë ofertën për të veshur fanellën e Shqipërisë.
“Përgjigja ime menjeherë ishte pozitive. Duke veshur fanellën kuq e zi unë nuk po realizoj vetëm aspiratat e mia profesionale dhe sportive, por një ëndërr që e kam pasur që nga momenti kur kam veshur për herë të parë në fëmijëti atletet e futbollit”, thotë Artan Junuzi duke folur për portalin Lideri.mk.
Ai po punon, siç thotë, mbi maksimalen për të dhënë kontributin për kombëtaren.
“Dua ta shoh Shqipërinë sa më lartë nê kampionatet e futsallit. Jam i gatshëm të bëjë mbi maksimalen që edhe unë të jem pjesë e këtyre sukseseve”, thotë Junuzi.
Videon e paraqitjes së tij në kombëtaren shqiptare mund ta përcillni ne këtë LINK: