Gjatë kohës së Arsovskës jo vetëm që nuk është realizuar ndonjë projekt konkret nga programi i saj, ajo çka bën është ndalim i projekteve dhe partizim të Qytetit të Shkupit, reagojnë nga LSDM.
“Salla universale qëndron e pambaruar. Për këtë projekt shkupjanët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM kanë siguruar 2 milion euro. Por edhe përkundër sigurimit të mjeteve dhe marrëveshjes së nënshkruar me ndërtuesin, Arsovska që tre muaj e ndalon realizimin e këtij projekti.
Arsovska ka ndërprerë Bas Rapid Transit, ka refuzuar 70 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe më pas ka kërkuar para nga Qeveria për të ndihmuar NPT-në”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se Arsovska nuk ka dashur të japë para për subvencionimin e ngrohjes dhe ka siguruar 670.000 euro për 109 staf partiak të OBRM-PDUKM-së në administratën e qytetit.