May 15, 2024
Maqedoni

Të martën LSDM vulos Kovaçevskin si mandatar, zgjedh edhe zv/kryetarin dhe nënkryetarët

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka caktuar mbledhje të Kësjillit Qendror për ditën e hënë, përcjell TV21. Pritet që në mbledhje të zgjidhet mandatari për formimin e Qeverisë së ardhshme, zëvendës kryetari i partisë dhe nënkryetarët.

Nga LSDM konfirmojnë se Kovaçevski po zhvillon bisedime intensive me zyrtarë dhe anëtarë të tanishëm dhe të mëparshëm, të LSDM-së, por nuk japin detaje se çfarë do të thotë kjo për pozitat partiake.