May 1, 2024
Maqedoni

Ziadin Sela: I tronditur me sulmin makabër në Gllogjan

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reagur për vrasjen në Gllogjan ku mbetën të vdekur dy nxënëxës dhe shoferi i autobusit.

Aktin e ka quajtur sulm makabër dhe ka shprehur besimin se institucionet e Kosovës do ta zbardhin rastin.

“I tronditur me sulmin makabër mbi autobusin me nxënës të linjës Gjakovë – Deçan. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe lutemi për të lënduarit. Besojmë në institucionet e Kosovës për të sjellur shpejtë para drejtësisë autorin e këtij sulmi makabër”, shkroi Sela në Facebook.